zoom

Lajme

Meta do bëhet President i partisë së Lirisë, i shpall luftë Monika Kryemadhit

Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, doli përsëri sot në një konferencë për shtyp, ku ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit, me një reformë totale dhe me një sulm ndaj bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilën e ka larguar nga çdo funksion partiak.

Ish-presidenti tha se PL nuk do të ketë më kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë vetë.

Ndërkohë ai zbuloi se kandidatja e vetme për postin e zv.presidentit do të jetë Erisa Xhixho. Tedi Blushi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, teksa Kryemadhi nuk figuron askund. Edhe dje ai përmendi çështjet e rezultateve të dobëta, reformimit, nepotizmit në parti dhe korrupsionit.

“Vijon puna për ndryshimet në Statut që do të sjellin një Partis të re Lirie që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri.

Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh. Do ti japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit. PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik.

Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike. Nuk do të ketë kryetar por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj. Do të ketë vetëm një zv president, kandidatja e vetme është Erisa Xhixho”, tha ai. /ZOOM.AL/