zoom

Aktualitet

Meta del nesër para gjykatës, çfarë i lejohet brenda bllokut të sigurisë?

Seancën e parë gjyqësore, atë për verifikimin e masës së sigurisë, ish-presidenti Ilir Meta do ta ketë nesër.

Në orën 09:30 ai do të paraqitet para trupës gjykuese në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të konfirmuar masën “Arrest në burg” ose për të vendosur një masë më të butë ndaj tij.

Ilir Meta do të jetë në kafazin e qelqtë të sigurisë, ku do të parashtrojë edhe pretendimet e tij.

Së bashku me Metën, do të dalin para gjykatës edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

Aktualisht, Ilir Meta ndodhet në bllokun e sigurisë te Mine Peza, ku i lejohen vetëm ujë, veshmbathje dhe ushqim.

Ai lejohet të vizitohet nga familjarët nga ora 14:30 deri në orën 16:00.