Aplikacion
“Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “show comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”, shkruhej në mesazh.
Kjo gjë e preku Julin, i cili rrëfeu se Ermalit i kishte mbetur qejfi me të për shkak të një humori që ai kishte bërë në rrjetet sociale, që nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me të. Mirëpo, e gjithë situata ka sjellë edhe reagimin e Ermalit, i cili ka rrëfyer se mesazhi nuk është dërguar nga ai.
Postimi i Ermal Mamaqit:
“Unë në majë të Amerikës dhe shoh që paskam shkruar mesazh në Big Brother për Heidin. O Zot i madh! Nuk është e vërtetë!
Tani kam një sqarim për të gjithë ata që janë acaruar, sidomos për produksionin. E para atë mesazh nuk e kam shkruar unë. O Ledion, po çfarë bëhet kështu? Ma ke numrin, o Ledion! Merr në telefon dhe pyet a je ti, a s’je ti. E dyta: kishte gjëra të vërteta tek ai mesazh, sepse siç e dini unë e mbështes Heidin. Por po ju them që është një pjesë tek ai mesazhi që unë nuk e mendoj, që “Heidi bën për të qeshur më shumë se disa nga kolegët humoristë.” Edhe sikur ta mendoj, nuk do ta thosha, e sidomos tani që janë në garë e që kanë 4 muaj aty brenda e janë lodhur…
Ndërsa sa i takon Julit. Unë dua ta shoh në finale Julin, sepse e meriton, është një artist që ka dhënë shumë për publikun, për Bigun. Mua personalisht më ka bërë të qaj dhe këto kohë sepse na ka dhuruar emocione shumë të forta. Por mua më pëlqen Heidi”, shprehet Ermali duke shtuar edhe nota humori, por duke thënë një të vërtetë të madhe.
Siç është dyshuar gjithmonë, disa nga mesazhet dërgohen nga produksioni për të nxitur situata në shtëpi. Por në këtë rast mund të ketë qenë edhe një fans që ka shkruar në emër të Ermalit. Këtë s’mund ta dimë me siguri”. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë