Aplikacion
Përfshihet nga flakët pylli i Gjorgozit në Patos. Mësohet se zjarri është përhapur në një sipërfaqe me ullishte në këtë zonë.
Flakët rrezikojnë që të përhapen edhe në zonën e Cakranit.
Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse nga Fieri dhe Patosi dhe Roskoveci, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Por si pasojë e terrenit të thyer puna vështirësohet duke i detyruar zjarrfikësit dhe efektivët që të luftojnë me flakët me mjete rrethanore, lopata.


