zoom

Bota

Merkel sot në Beograd, kancelarja sjell një mesazh me veshjen!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitoi sot Beogradin, për të diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vučić rreth bashkëpunimit politik dhe atij ekonomik, si dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Përgjatë një takimi me Vuçiqin javën e kaluar, ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se vizita e Merkelit në Ballkan dërgon sinjal të qartë se Serbia dhe rajoni mbeten lart në agjendën e Berlinit.

Vuçiq e ka konsideruar vizitën e Merkelit “nder të madh për Serbinë dhe mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për Serbinë dhe rajonin gjatë një mandati të gjatë dhe të suksesshëm në zyrë”.

Presidenti serb ka thënë mes tjerash se krijimi i të ashtuquajturit Proces i Berlinit nga vetë kancelarja më 2014, për të promovuar bashkëpunimin më të mirë rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian, “ka krijuar atmosferë më ndryshe dhe mundësi të reja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, duke e bërë rajonin më paqësor dhe më stabil”.

Sipas mediave të huaja, Merkel e zgjedh ngjyrën e xhaketës në bazë të humorit dhe mesazhit që ajo do të përcjellë.

Angela Merkel wears different jackets for Obama and Trump | Daily Mail Online

Ngjyrën vjollcë, përgjithësisht e preferon për takimet jo formale, ku nuk ka për të diskutuar çështje serioze. Bezhën dhe të bardhën, i mban atëherë kur kërkon të dërgojë një mesazh paqeje. Blunë, kancelarja e vesh kur diçka është e rëndësishme. E gjelbra, për Merkel është ngjyra e optimizmit, qetësisë dhe ekuilibrit.

Kur kancelarja vesh xhaketë të zezë, thonë ata që e kanë vëzhguar; vendi pritës nuk e ka punën mirë!