zoom

Lajme

Meritoni bën deklaratën e papritur: Dua të bëj një bebush me Ilnisën

Meriton Mjekiqi shprehu dëshirën për të bërë fëmijë me Ilnisa Agollin.

Pasi u takuan për pak minuta në studion e Big Brother mbrëmjen e djeshme pas performancës që banorët patën me rastin e 100-ditëshit në shtëpi, Meritoni tha se do të bëjë një beb me Ilnisën.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një diskutimi me Erjolën mbi vërtetësinë e aleancave në shtëpi.

Meritoni i tha Erjolës se marrëdhënia e saj me Julin bazohet në interesa. Në këtë moment, Erjola i kujtoi marrëdhënien me Ilnisën, por Meritoni hodhi poshtë pretendimin se ata shoqëroheshin me njëri-tjetrin për interesa.

“Po si mundesh me krahasu marrëdhënien time me Ilnisën me atë tuajën, unë me Ilnisën hamë bukë nga njëri-tjetri, nga goja Ilnisës e ha bukën unë e nuk kam pikë problemi. Ne jemi të dashuruar, e madje duam të kemi një bebush të vogël kur të dalim jashtë”, tha Meritoni.