zoom

Të gjitha

Adriana Matoshi dhe Keith Owen Groeneveld mund të jenë ndarë

Adriana Matoshi dhe partneri  i saj, Keith Owen Groeneveld janë një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë për shkak të historisë së tyre të veçantë e për diferencën e moshës që ata kanë me njeri-tjetrin.

Mirëpo, së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa thashetheme se çifti i dha fund lidhjes së tyre. Së fundmi, fansat kanë vënë re detajin që e finalizojnë vendimin e çiftit për t’u ndarë.

Nga një vëzhgim i shpejtë në rrjetet e tyre socilae duket se dyshja nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, madje Keith i ka fshirë të gjitha fotot me Adrianën, duke lënë vetëm foto personale të tij.

Adriana nga ana tjetër, edhe pse e ka hequr nga lista e “followers”, nuk i ka fshirë postimet e fotot me futbollistin.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, Adriana ka rrëfyer se si u ndjenë prindërit e të dashurit të saj Keith Groeneveld  kur morën vesh për lidhjen e tyre me një diferencë shumë të madhe moshe midis njeri-tjetrit./L.K

/Zoom.al