Aplikacion
Shuma është përcaktuar në dokumentet e gjykatës që konfirmojnë gjithashtu zyrtarisht se gazeta – dhe faqja e saj simotër “Mail Online”, kanë pranuar humbjen dhe nuk do ta çojnë çështjen afatgjatë në një apel të gjykatës së lartë. Media do të paguajë gjithashtu një shumë të papërcaktuar për rastin e veçantë të shkeljes së të drejtave të Meghan duke publikuar pjesë të mëdha të letrës.
Botuesi i gazetës ka pranuar gjithashtu të paguajë një shumë konfidenciale si dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të autorit. “The Mail on Sunday” gjithashtu përballet me detyrimin për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të kostove ligjore të Meghan, të cilat mund të jenë më shumë se 1 milion Paund.
Dukesha kishte thënë gjithmonë se beteja e saj ligjore trevjeçare kundër “Associated Newspapers”, botuesja e “Mail on Sunday dhe faqes së internetit MailOnline, ishte më shumë për parimet sesa paratë. Meghan e festoi fitoren duke bërë thirrje për një riformulim të industrisë së tabloidëve dhe foli se si ajo kishte qenë e duruar përballë “mashtrimeve, frikësimeve dhe sulmeve të llogaritura“.