zoom

Stil

Më serioze se thjesht akuza në Instagram/ Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti përfundojnë në gjyq

“Kam një vit pa e parë vajzën”, kjo është akuza e fundit e Aleksander Varfajt kundër ish-bashkëshortes së tij, Rudina Dembacajt.

Rrjetet sociale u kthyen në një “arenë akuzash” midis dyshes, ku aq sa Aleksi i mëshonte faktit që aktorja e ka ndarë nga vajza e tyre Viktoria, aq më shumë Rudina shprehej se kjo është gënjeshtër.

Por, kjo çështje ka marrë nota serioze.

Burime bëjnë me dije se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë.
Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.