zoom

Aktualitet

“Më përdhunoi”/ 50-vjeçarja akuzon vrasësin e Mateos

Detaje të reja tronditëse kanë dalë sot për fqinjin monstër në Fier, Klodian Çalamanin, i cili pak ditë më parë vrau dhe groposi një 8-vjeçar.

Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së parë e rrethit Fier, ka caktuar masën arrest me burg për 38-vjeçarin, i cili e ka pranuar krimin e rëndë. Vendimi u mor pa praninë e tij, për shkak të tensioneve të shkaktuara në ambientet e jashtme nga familjarët e revoltuar të Mateos.

Ndërkohë për mikrofonin e emisionit “Shqipëria Live” ka folur një 50-vjeçare, e cila pretendon se 1 vit më parë Klodiani e ka përdhunuar. Sipas saj, ai e ka rrahur dhe e ka përplasur për tokë.

“Klodian Çalamani hyri në shtëpinë time para 1 viti dhe më përdhunoi. Isha me vajzën në shtëpi, ajo vrapoi ndërsa unë jam invalide dhe nuk ika dot. Më rrahu, më përplasi në tokë dhe më përdhunoi”, tha ajo.

50-vjeçarja ka shtuar se e ka denoncuar në polici 38-vjeçarin, por ata vetëm e kanë rrahur dhe nuk e kanë arrestuar.

Postime të lidhura