zoom

Aktualitet

Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, djali i jep lamtumirën Bujar Nishanit

Me zërin që i dridhej dhe lotët e natyrshëm, në një ditë të tillë për familjen e tij, djali i Bujar Nishanit ka mbajtur fjalën në ceremoninë mortore që po zhvillohet për ish-presidentin në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Ersi Nishani teksa falenderoi të gjithë të pranishmit që kanë shprehur ngushëllime në drejtim të familjes së tij, tha se babai kishte 3 gjëra që nuk i negocionte, familjen, atdheun dhe Zotin.

Të nderuar personalitete, miq të pranishëm, ju falenderoj që keni qenë të pranishëm për të na lehtësuar dhimbjen. Im atë me 3 gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, zotin dhe atdheun, familja i jep sot lamtumirën busullës së saj, atdheu shtetarit dhe Zotit i shtohet një ëngjëll.

Në fjalën e tij teksa Nishani po përcillet për në banesën e tij, u shfaq i përlotur edhe Sali Berisha, i cili prej pikëllimit nuk mundi që të çonte dot deri në fund fjalimin e tij.