zoom

Aktualitet

“Më keni shtrembëruar fotot” – Monika Lubonja imiton mjeken Alketa Pere (VIDEO)

Aktorja Monika Lubonja ka imituar mjeken e Onkologjikut, Alketa Pere, pas deklaratës së saj ditën e djeshme, ku në dyert e gjykatës u kërkonte llogari gazetarëve pse i kishin shtrembëruar fotot.

Monika Lubonja, me nota të sarkazmës, flet si të ishte Alketa Pere, duke thënë se për fytyrën e saj pacientët kanë paguar edhe me jetë, vetëm që ajo të dalë mirë.

“Mirë e kam fytyrën unë. Ça do gazetar? Po ti si nuk e rregullove një çikë fytyrën time? Si e nxore fytyrën time ashtu? Pse ashtu jam unë? E dini ju sa kanë paguar pacientët, prindërit, shoqëria e tyre për këtë fytyrë që të dalë bukur? Me jetën e tyre kanë paguar. Çfarë halli keni ju që më deformoni fytyrën?”, thotë Monika Lubonja me ironi.