zoom

Stil

“Më ka hyrë një kunj” – Luizi dhe Kiara sjellin festat, dalin prapaskenat e videos

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sollën festat në showbizin shqiptar. Çifti ka përgatitur një video shumë të ngrohtë dhe të ëmbël, duke luajtur me dëborë me njëri-tjetrin, nën atmosferën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Ata duken mjaft të dashur me njëri-tjetrin, ndërsa Kiara ka veshur një pallto të bardhë disi të gjerë, për të mbuluar barkun e rrunbullakosur.

Por Rezarta Shkurta, që ka përgatitur dhe edituar videon e tyre ka treguar edhe prapaskenat. Ajo ka postuar në adresën e saj një video të shkurtër gjatë kohës që xhirohej, ku shakatë e Luizit dhe të qeshurat nuk mungojnë.

“Mos më thuaj të çohem se më ka hyrë një kunj… Dhe më ka hyrë fiks në vend dmth…

Doli Kiara si eskimeze ore…”, thotë mes të tjerash Luizi.

Kiara dhe Luizi po presin të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi shtatzënisë së Kiarës u konfirmua vetëm pak ditë më parë dhe çifti është në pritje të një vajze.