zoom

Të gjitha

Me fasha në kokë, Adriana Matoshi tregon gjendjen shëndetësore pas operacionit

Një tjetër reagim ka ardhur nga aktorja Adriana Matoshi pak ditë pas ndërhyrjes që bëri për të larguar tumorin. Aktorja dhe deputetja ka publikua dhe fotografinë e parë ku shihet me fasha në kokë. Edhe njëherë ajo ka shprehur mirënjohjen për mesazhet e panumërta që ka marrë nga njerëzit.

“Faleminderit që po më shkruani e po më thirrni me më pyetur për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur dhe duke pushuar, shumë pak në telefon dhe është e pamundur me i hap krejt sms. Ma boni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shumë falenderuese.

Zoti ju rujtë e ju dashtë.“, shkruan Matoshi. Kujtojmë që ajo kreu operacionin në Spitalin Amerikan për shkak se kjo sëmundje iu rikthye pas gati 9 vitesh.