zoom

Aktualitet

Më 16 mars, zgjedhjet e kryepeshkopit të ri të kishës Ortodokse

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë ka njoftuar se më 16 mars 2025, në Ditën e Dytë të Kreshmës, do të mbahet zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Zgjedhja do të zhvillohet në Qendrën Sinodike, menjëherë pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, dhe do të ndjekë me përpikëri dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ky proces vjen pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas, që udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada. Anastasi u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë.

“Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Tiranë, 13 Mars 2025

Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë”, thuhet në njoftim.

Postime të lidhura