Aplikacion
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon vendimin e qeverisë shqiptare për të mbyllur rrjetin social TikTok, një hap ekstrem dhe i pajustifikuar që cënon lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar”, shkruhet në deklaratë.
AGSH thotë se zgjidhja nuk mund të jetë mbyllja arbitrare e një platforme të tërë, por përmirësimi i politikave rregullatore dhe edukimi mbi përdorimin e sigurt të mediave sociale.
“Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm dhe e afron Shqipërinë me regjime autoritare që kufizojnë lirinë e fjalës përmes censurës digjitale. Mbyllja e një rrjeti social të përdorur gjerësisht nga qytetarët, bizneset dhe gazetarët dëmton rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm”, vijon më tej AGSH, duke shtuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për ta sfiduar këtë akt, fillimisht në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.