zoom

Aktualitet

Mbyllet pas një ore protesta te Bashkia, nuk munguan as përplasjet fizike. Ja kur mbahet e radhës

Ka përfunduar pas rreth 1 ore protesta e 14-të e opozitës, e cila është zhvilluar përpara ambienteve të godinës së Bashkisë së Tiranës, ku u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve.

Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, duke pasur edhe përplasje fizike. Ndërkohë që gjatë protestës mbajtën fjalime përfaqësues të opozitës dhe përfaqësues të Aleancës për Teatrin.

Ndërkohë që fjalimet u shoqëruan edhe me djegie gomash nga ana e protestuesve. Autoritetet fikën edhe dritat që të mos mbahej fjalimi dhe dështonte tubimi.

Në përfundim të marshimit, opozita u shpreh se nuk do të ndalen dhe do të vijojnë protestat e tyre dhe e radhës mund të jetë javën e ardhshme. /ZOOM.AL/