Aplikacion
Në nisje të protestës kanë qenë qytetarë, por edhe aktorë e politikanë që kanë folur, duke kërkuar transparencë me fondet e bashkisë.
Më pas ka patur edhe situata tensioni, ku fillimisht është hedhur molotov dhe më pas qytetarët dhe këshilltarët opozitarë janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar të futen brenda ambienteve të bashkisë.
Ata kanë tentuar disa herë që të heqin barrierat prej hekuri te vendosura para bashkisë, por nuk janë lejuar. Ndaj godinës u hodhën fillimisht fruta-perime dhe vezë e më tej sende të forta e molotovë, duke i vënë flakën.
Policia ka ngritur grup ekspertësh me Prokurorinë për analizimin e pamjeve, gjetjen e autorëve dhe ekspertimin e vendngjarjes. Protestën e kaluar u arrestuan 4 persona dhe proceduan shumë të tjerë, mes tyre këshilltarë, politikanë dhe deputetë të opozitës. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet