zoom

Lajme

Mbretëria e Bashkuar ndryshon ambasadorin në Shqipëri. Kush është diplomati i ri dhe detaji pikant?

Britania e Madhe ka ndryshuar kupolën diplomatike të Tiranës dhe emëron ambasadorin e ri.

Njoftohet zyrtarisht nga Home Office dhe vetë Qeveria e Britanisë së Madhe se: “U bë ndryshimi i Ambasadorit të Madhërisë së Tij në Shqipëri: Nick Abbott
Z. Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri pas z. Alastair King-Smith”.

Teksa sqarohet më tej se Alastair King-Smith, do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik. Abbott do të marrë emërimin e tij gjatë muajit shtatorit 2024 dhe ka një karrierë të gjatë në kanalet qeveritare prej 40 vitesh, teksa ka shërbyer edhe në botën arabe dhe së fundmi në Prishtinë.

Detaj interesant është fakti se ambasadori i ri ka ndjekur edhe një trajnim gati dyvjeçar të gjihës shqipe, para se të shkonte në Kosovë.

Jetëshkrimi i ambasadorit Abbott:

-Emri i plotë: Nicholas Robert John Abbott

Karriera
-2019-2024 Prishtinë, Ambasador i Madhërisë së Tij
-2018-2019 Trajnim i Gjuhës Shqipe me kohë të plotë
-2015 deri në 2018 FCO, Drejtor i Programit / Shef i Departamentit Qendror të Operacioneve MENA, Drejtoria e Lindjes së Mesme Afrika e Veriut
-2014-2015 Algjer, Zëvendës Shef i Misionit
-Maj deri në shtator 2014 FCO, Zëvendës Drejtues, Departamenti i Konflikteve
-2013 deri 2014 FCO, Shef, Ekipi i Sirisë, Njësia e Stabilizim
-2012-2013 FCO, Zëvendës Drejtues, Departamenti i Mesdheut, Drejtoria e Evropës
-2010-2012 Bagdad, Këshilltar Politik
-2009-2010 Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar, Kryesues i Ekipit Afgan, Njësia e Stabilizim
-2007-2009 FCO, Menaxher Programi, Fondi i Programit Strategjik për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë
-2004 deri 2006 Kajro, Ekspert Rajonal – Angazhimi me Botën Arabe
-2000-2003 Riad, Sekretar i Parë Ekonomik dhe Shtypi/Çështjet Publike
-1998 deri në 2000 FCO, Zyrtar Desk, Seksioni i Procesit të Paqes në Lindjen e Mesme, Departamenti i Lindjes së Afërt dhe Afrikës së Veriut
-1995 deri 1998 Doha, Sekretar i Dytë, Komercial
-1992 deri 1995 Paris, Sekretari i Tretë, Ekonomik
-1988-1991 Riad, Sekretar i Tretë, Politik
-1986 deri 1988 Trajnim me kohë të plotë të gjuhës arabe
-1985 deri 1986 FCO, Zyrtar Desk, Seksioni i Procedurave Ligjore, Kombësia dhe Departamenti i Traktatit

/ZOOM.AL/