zoom

Politikë

Mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Ja çfarë pritet të diskutohet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ky fakt është bërë i ditur nga zyra për shtyp në Presidencë.

Mbledhja pritet të nisë në orën 14:00 dhe në pritet të marrin pjesë kryeministri Rama, disa nga ministrat, drejtuesit e institucioneve të sigurisë.

Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të ketë përfaqësues të opozitës.

Në këtë mbledhje synohet që të jepet një panoramë e plotë e gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, ku do të diskutohen prioritetet e 2023-shit, gjithëpërfshirja e institucioneve si dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve.