zoom

Aktualitet

Mbledhja me kandidatët/ Mark Marku kërkon të nisin protestat, por çfarë thotë Basha

Pas më shumë se një ore ka përfunduar mbledhja e mkryetarit të PD Lulzim Basha me deputetët dhe kandidatët jo fitues të Partisë Demokratike.

Mësohet se daputeti fitues në zgjedhjet e 25 prillit Mark Marku ka kërkuar nisjen e protestave. Sipas tij duhet të lihen mënjanë procedurat dhe të nisin protestat, duke theksuar se ka ardhur koha që të tregojnë si mbrohet vota.

“Duhet të lemë procedurat, ka ardhur koha të tregojmë si e mbrojmë ne votën. Duhet të nisim protestat popullore,” ka thënë Marku.

Kryedemokrati ka pohuar se në shtator do të jenë në Parlament. “Betejën në shtator do ta vazhdojmë në Parlament,” ka thënë Basha.