zoom

Aktualitet

Mbi 3 orë në pyetje në SPAK, Meta: Isha në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit të Dum Dumanit

Pa rreth 3 orë e gjysmë marrje në pyetje nga prokurorët për disa çështje të bujshme nën hetim, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë nga godina e SPAK.

Pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Meta lëshoi përsëri akuza në drejtim të Altin Dumanit dhe Ramës. Ai tha se u pyet në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit.

“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko-shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij. Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumanit”, tha Meta ndër të tjera. /ZOOM.AL/