zoom

Politikë

Mbështetësi i opozitës thërret “Rama ik”, kryeministri: Po e prisja

Kryeministri Edi Rama u përball me një situatë të papritur gjatë fjalës së tij në fushatën elektorale para grave dhe vajzave në Tiranë. Një mbështetës i opozitës thirri Rama ik, shumë pranë aktivitetit të PS.

Por Rama e ka kthyer këtë në batutë duke thënë se e priste një gjë të tillë. Rama tha se është koncept që vazhdon prej vitesh.

“Ja doli po e prisja. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka sesi të mos dalë. Është koncepti në viti 1936 që vazhdon. Nuk ka si të mos dalë, është po i njëjtë koncept. Partia Demokratike sot natyrisht ka më shumë makina dhe bori por është ajo makina e agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol. Rama ik thotë ai. e bukura e këtyre që thonë Rama ik është se ikin vetëm pastaj me vrap. Këta janë hudhrat tona,” tha Rama.