Aplikacion
Ajo thotë se e ndjek me vëmendje formatin dhe shpreson që fituese të jetë mbesa e saj.
Në një reagim për “Kryefjala”, Albërije Hadërgjonaj thotë se Trixa është vajzë naive dhe beson në dashuri, ndërsa sipas saj nuk ka asnjë detyrim ndaj Bora Zemanit.
Alberie e ke ndjekur BB VIP, cili prej banorëve mendon se do ta fitojë dhe me kryesorja si po e shikon Trixën brenda shtëpisë?
Alberije: Po e kam ndjekur nga momenti kur është futur një pjesë e shpirtit tim aty-Trixa, të cilën e kemi rritur bashkë me motrën.
Normalisht une do doja të fitonte Beatrixa dhe do gënjeja po të thosha ndryshe. Është mbesa ime dhe e dua si vajzat e mia.
Si është marredhënia juaj me njëra-tjetrën?
Alberije: Beatrixa është njësoj sikur ta kisha lindur vetë!
Duke qenë se ti e njeh mjaft mirë, si të duket marrëdhënia e saj me Donaldin, a ka rënë Trixa në dashuri?
Alberije: Trixa është vajzë naive dhe beson verbërisht në dashuri, dhe duke e njohur mire e di që është e sinqertë në atë që thotë.”
Po ketë trekendëshin e krijuar Donald, Bora, Trixa si do ta komentoje?
Alberije: Eshtë shuuumë normale që dy te rinj te dashurohen. Beatrixa s’ka qenë shoqe e Borës dhe s’i detyrohet asgje. Shto këtu faktin që Bora e Donaldi ishin të ndarë prej 8 muajsh.
A ka gabuar Trixa që u lidh me Donaldin?
Alberije: Nuk mund të jetë gabim të dashurosh dike që të thotë “jam single dhe ti je ajo që dua.