Aplikacion
Beniada e ka këshilluar Einxhel që të afrohet më tepër me Arbërin dhe mos t’i refuzojë momentet kur ai kërkon shoqërinë e saj.
“Mos e refuzo kur ai kërkon të afrohet, kushtoi pak më shumë vëmendje”, tha ajo.
Pas kësaj këshillë ishte Einxhel ajo e cila deklaroi se pëlqimi ndaj Arbërit është ekzistent, por mbase nuk është as koha dhe vendi për të krijuar diçka më shumë mes njëri-tjetrit.
“Mbase më pëlqen vërtetë, por nuk është as koha as momenti”, tha moderatorja e njohur.