zoom

Slider

Mbappe çmend Real Madridin, sulmuesi i ndryshon kushtet ekonomike Perez

Informacione të të gjitha llojeve vazhdojnë të dalin për të ardhmen e Kylian Mbappé. Sulmuesi ende nuk ka vendos se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, ndonëse pritje që ai t’i bashkohej “Los Blancos”.

Por karriera e tij ka marrë një kthesë të papritur. Në programin “El Partidazo de COPE” gazetari Guillem Balagué, zbuloi një fakt interesant që do ta largonte sulmuesin francez nga Real Madrid.

Sipas gazetarit, futbollisti i PSG-së i ka kërkuar “Los Blancos” 100 milionë euro më shumë se sa kishte rënë dakord dhe kjo kërkesë ka bërë që presidenti Florentino Perez të thotë jo.

Ky pozicion i ri i Mbappe dhe vendimi i “Los Blancos” do të rriste opsionet e sulmuesit për të rinovuar me klubin francez.

Në fakt edhe presidenti francez Emmanuel Macron po përfshihet, që Mbappe të qëndroj te Paris SG.

Drejtori sportiv Leonardo, deklaroi pak kohë më parë se nëse Kylian dëshiron të rinvoj ata janë të gatshëm t’i pltësojnë çdo kërkesë ekonomike dhe i kanë premtuar ta bëjnë futbollistin më të paguar në botë.

Në këtë sezon Mbappe ka luajtur 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet me PSG, duke kontribuar me 33 gola dhe 22 asiste, ndërsa është ndëshkuar edhe me 10 kartona të verdhë. /zoom.al/