zoom

Aktualitet

“Matanë lajmit”/ Tre skandale ekonomike të qeverisë Rama

1- Shqipëria u vu në listën e vendeve nën monitorim fiskal nga BE-ja për shkak të taksës 5 për qind të IT. Bashkimi Europian e pati kërcënuar qeverinë se do e fuste Shqipërinë në listën e vendeve jo bashkëpunuese (lista e zezë). Qeveria fillimisht rezistoi sepse ajo taksa 5 për qind mbahet që këta të vjedhin lekët me AKSHI-n. Por kur e panë se BE e kishte seriozisht, i dërguan letër dhe i thanë do ta rregullojmë këtë vit. Ndaj BE u tregua më e butë dhe e futi Shqiperinë të lista gri.

2- Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka kontaktuar Hamit Gharavin për të hedhur Shqipërinë në arbitrazhin e Parisit për prishjen e ‘Prestige Resort’. Aktualisht po behet vlerësimi paraprak, ku përfshihet vlerësimi i kostove dhe probabiliteti për të fituar. Me pas do të merret vendimi. Partneri lokal në këtë rast është Halimi Law & Tax. Gharavi është një nga avokatët më të njohur të arbitrazhit, i pajtuar disa herë nga qeveria shqiptare në gjyqet ndërkombëtare. Ky ishte avokati qe mbrojti Shqipërinë në çështjen CEZ, por pasi erdhën socialistët në pushtet e zgjidhën me mirëkuptim.

3- Kontrolli i Larte i Shtetit thotë se shkëmbimi i energjisë mes KESH dhe kompanisë private Noa Energy i vodhi arkës publike 9.4 milionë euro. Marrëveshja e firmosur në maj 2021 u iniciua nga Benet Beci, sot kandidat për kryetar Bashkie i socialistëve në Shkodër, por zyrtarisht u firmos nga drejtori i komanduar Kadiu. Sipas KLSH, KESH-i i dha NOA-s 150 mijë mega vat energji ditën dhe të njëjtën sasi ja ka marre natën ku diferenca totale në çmim ishte 9.4 milionë euro. /Marrë nga Facebook i gazetarit