zoom

Aktualitet

Masakra e Dobraçit/ Ibrahim Lici u arratis me ndihmën e policisë? Nisin hetimet

Ndërsa dyshimet janë të forta që personi i tretë në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit në ditën e masakrës së Dobraçit është Ibrahim Lici, po hetohet edhe sjellja e efektivëve të policisë kur ndodhi ngjarja.

Efektivët që ishin në vendngjarje më 30 tetor dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar personin e tretë misterioz (që mendohet se është Ibrahim Lici) të largohet nga vendngjarja.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës se nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë.

Ka dyshime se Ibrahim Lici të jetë lënë nga efektivët që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që për autoritetet 32-vjeçari është një nga personat më të kërkuar për krime të rënda.

Ibrahim Lici dyshohet se ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, plagë të lehta që nuk i kanë rrezikuar atij jetën.

Për këtë gjë Policia ka ushtruar kontrolle në spitale dhe klinika private, kontrolle që nuk kanë dhënë asnjë rezultat.