zoom

Aktualitet

Masakër me 2 viktima në familje te “Fresku”, dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe veten!

Krimi trondit kryeqytetin. masakër me dy të vrarë brenda një familjeje dhe në rrethana misterioze.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut, teksa policia u njoftua rreth orës 08:00.

Grupe të shumta ekspertësh, forca rendi, mjekë, zbarkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Por nuk përjashtohet ndonjë rrethanë dhe faktor tjetër, teksa hetimet janë intensive dhe aktive për ta zbardhur plotësisht krimin e rëndë. /ZOOM.AL/