Aplikacion
Katër të ndaluarit kanë denoncuar për mediat dhunën e ushtruar nga policia. Një prej tyre pohoi pas kafazit prej xhami se familja e tij ishte terrorizuar.
“Na kanë trajtuar me rripin e pantallonave. Jam arrestuar nga Komisariati i Fierit, është terrorizuar familja, kam qenë në protestë si çdo qytetar, jam anëtar i kryesisë PD, jam i shkolluar jam biznesmen.
Nuk kam qëlluar me molotov, pasi kam respekt për uniformën e policisë. Kërkoj drejtësi!”, tha ai.
Ndërkohë një tjetër i arrestuar tha se molotovi te bashkia u hodh nga studentë të Akademisë së Rendit. Opozita denoncoi se policë të veshur si civilë dhe me precedentë penalë u infiltruan në turmë dhe kërcënuan e dhunuan tubuesit gjatë protestës për skandalin e dosjes “5D”.
Prapa kafazit prej xhami, ata janë shprehur se kane marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov. Policia thotë se shoqërimi i tyre është bërë pasi u hodhën dhjetëra koktejl me molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe u përplasën me punonjësit e policisë.
Të arrestuarit janë:
1-Kevin Vidrica, i arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike
2-Bernard Metaliaj, i arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike
3-Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë
4-Artan Muçmata, përdorim i lëndëve piroteknike
/ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet