zoom

Blog

Masa ndaj dy gazetarëve Hoxha e Qyno, gazetari nga Kosova: Duhet të flasim për mëkatet tona

Për fatin e keq, ka mbi një vit që është ditur ky lajm, në bazë të përgjimeve që ka poseduar SPAK. As në Shqipëri, e as në Kosove, në mungesë të shoqatave të mirëfillta të gazetarëve, sidomos në mungesë totale të sindikatave, ne nuk kemi debatuar asnjëherë për mëkatet tona.

Nuk kemi folur për limitet tona, për burimet e informacionit, prej nga na vinë, kush janë këta njerëz, sa janë të besueshëm. Nuk kemi fol për pronar mediash shtypës e përdhunues të gazetarisë e të fjalës së lirë. Nuk kemi folur për diskriminimin e 85 përqind të gazetarëve. Nuk kemi folur për një pjesë të moderatorëve dhe analistëve, të cilët jo vetëm që janë të përfshirë në krim, por edhe jane bërë pjesë e krimit, duke përndjekur e persekutuar individ të ndryshëm brenda gazetarisë, politikës, dhe biznesit.

Nuk kemi guxuar kurrë ta ngrisim gishtin kundër kolegëve biznesmenë, që janë më të pasur se sa shumë bosa të krimit.
Të gjitha dihen. Për të gjitha flasim nëpër tavolina. Të gjithë e dimë se disa analistë dhe moderatorë iu trokasin nëpër zyra pronarëve të mediave, duke u thënë largojeni këtë, e merreni filanin, ose filanen. Moti është ndërtuar litari, ose boshti i krimit në gazetari, po askush nuk ka guxuar as me lekunde, se lëre ma me prekë.

Çfare gazetari-e, mundet me qene ai-ajo, kur 24 orë shoqërohet me politikan, udhëton me ta, bënë pushime me ta, dhe pastaj i fton në studio, duke bërë gjasme pyetje provokative?!!!

Kjo kastë e gazetarëve shume na bënë të turpërohemi që jemi gazetar, analistë, madje edhe recepsionistë të shumë mediave…!!!
Për çdo koleg më vjen keq, ama jo çdo kush mundet me abuzu me profesionin e shenjtë të gazetarisë!/ Milaim Zeka