Aplikacion
Në fakt, ishte një anëtar i stafit të tij që arriti të gjente vendndodhjen e makinës. Një tjetër sjellje që nuk i pëlqeu markës italiane ishte kur Bieber tregoi se nuk dëshironte të respektonte një nga dëshirat e Ferrarit, që pronarët të modifikojnë pamjen e makinave të tyre sipas dëshirës.
Bieber jo vetëm që ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më vonë edhe e nxori në ankand. Pas këtij veprimi të fundit, Ferrari vendosi veton ndaj Justin Bieber nga çdo blerje e ardhshme.
Sjellim në vëmendje se së fundmi, Justin Bieber dhe Dan+Shay janë paditur për një shkelje të së drejtës së autorit. ‘International Manufacturing Concepts’, ‘Melomega music’ dhe ‘Sound Gems’ paditën këngëtarein dhe dyshen e muzikës country për këngën e tyre “10,000 Hours”.
Padia pretendon se Bieber dhe Dan Smyers me Shay Mooney vodhën pjesën kryesore nga kënga e vitit 1973 “The First Time Baby Is A Holiday,” shkruar fillimisht nga Palmer Rakes dhe Frank Fioravanti./L.K
/Zoom.al