zoom

Aktualitet

Mandati i Xhaçkës/ Zbulohet data kur do të shprehet Komisioni i Venecias

Pas kërkesës së kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali për mendim për mandatin e Olta Xhaçkës, Komisioni i Venecias ka kthyer përgjigje, duke pranuar çështjen.

Spiropali kërkoi nga Komisioni i Venecias një opinion se kë duhet të zgjedhin
midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe detyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë çështje Komisioni i Venecias do ta marrë në shqyrtim në datat 6-7 dhjetor.

Letra e Presidentes së Komisionit të Venecias për Elisa Spiropalin:

E dashur Kryetare, Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024). Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias. Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie.