zoom

Sport

Manchester United do të afrojë një kampion bote në merkaton e verës

Manchester United ka identifikuar futbollistin që do të afrojë në merkaton e verës. Ai është mesfushori i Brighton, Alexis Mac Allister.

Argjentinasi ka shkëlqyer me performancat e tij këtë sezon, me Brighton që e sheh veten pranë zonës europiane në tabelën e renditjes. Pavarësisht se sapo ka firmosur një kontratë të re, 24-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u larguar në rast se vjen oferta e duhur.

Megjithate, Brighton nuk dëshiron ta largojë pa marrë 70 milionë paund në këmbim, siç raporton Telegraph. Deri më tani, Erik ten Hag ka afruar tre lojtarë ne mesfushë, si Casemiro, Christian Eriksen dhe Marcel Sabitzer.

Sidoqoftë tekniku holandez dëshiron të ketë një organikë të konsoliduar dhe që i bën ballë kompeticioneve të ndryshme gjatë sezonit. Trajneri holandez është një admirues i Mac Allister dhe dimensionit të ri të lojës që ai mund t’i sjellë United.

24-vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e Argjentinës që ngriti lart trofeun e Kupës së Botës në Katar. Një impakt të ngjashëm ka pasur dhe te Brighton. Për shërbimet e Mac Allister janë të interesuar dhe Liverpool, Arsenal dhe Chelsea. /zoom.al/