Aplikacion
Manchester United ka në pronësi familjen Glazer prej vitit 2005, por ata janë duke u përballur me kundërshtime për pronësinë e tyre, sidomos tani që klubi është futur në borxhe të mëdha.
Të martën, Manchester United dhe familja Glazer lajmëroi që bordi i klubit ka filuar procesin e eksplorimit për strategji alternative, një proces që është krijuar për të rritur klubin e Manchesterit në të ardhmen, me qëllim përfundimtar që ai të rritet si në paraqitjet sportive ashtu edhe komerciale.
“Si pjesë e këtij procesi, bordi do të konsideron të gjitha alternativat strategjike, përfshirë investimet e reja në klub, shitjen dhe transaksionet e tjera që involvojnë kompaninë”, thuhet në njoftimin e “Djajve”
Manchester United mund të shitet për më shumë se 2.5 miliard sterlina, një çmim që e kishte edhe Chelsea muaj më parë.
Jim Ratcliffe, një miliarder britanik kishte shprehur interesim në të kaluarën për ta blerë skuadrën, por komentet e tij të fundit thonë se familja Glazer refuzonin t’ia shisnin atij klubit, por tani situata mund të jetë ndryshe. /zoom.al/