zoom

Slider

Manchester City kalon në çerekfinale, vendos fitorja në Portugali

Mancester City kalon në çerekfinale pas barazimit 0-0 përballë Sportingut, në sajë të rezultatit të përgjithshëm 5-0 të arritur në ndeshjen e parë.

“Qytetarët” e administruan mirë këtë ndeshje duke u fokusuar më shumë në qarkullimin e topit. Një barazim që vlen për statistikë, për sa kohë skuadra e Pep Guardiolës arriti të mbyllte historinë e kualifikimit që në ndeshjen e parë të luajtur në Portugali, aty ku futbolliistët shënuan plot pesë.

/Zoom.al