zoom

Aktualitet

“Malltezi u ndoq nga Vlora në Rinas” – Avokati zbardh bisedën me Berishën

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj zbuloi se ka qenë vetë lideri i demokratëve që i ka kërkuar ta mbrojë para drejtësisë.

Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se fjalia e parë që i tha Berisha ishte ta vinte në dijeni që dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar.

“Vetë zoti Berisha më kontaktoi për të qenë avokati i tij. Më tha që jam në dijeni kanë arrestuar Abin. Jam avokati i tij bashkë me Sokol Mëngjesin. Unë Berishën e njoh prej vitit 1992. Berisha nuk m’u duk fare i shqetësuar, meraku i tij është të kemi një strategji të qartë dhe të trajtohet gjithçka si duhet”, u shpreh Genc Gjokutaj.

Më pas, avokati zbuloi edhe një detaj për Jamarbër Malltezin, para se të arrestohej në aeroportin e Rinasit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Ditën që u arrestua Jamarbër Malltezi, ai priste të bashkëshorten në Rinas. Ajo kthehej nga Gjermania për arsye personale, shëndetësore. Malltezi ka qenë në Vlorë dhe është ndjekur që nga Vlora drejt aeroportit të Rinasit në Tiranë”, tha avokati Gjokutaj.