Aplikacion
Në një konferencë për mediat bashkë me FMN-në dhe Bankën e Shqipërisë, Malaj tha se vendimi do të jepet javën e ardhshme.
“Ne ndoqëm GJK për të interpretuar dhe çfarë duhet të bëjmë me ligjin. Kushtetuesja nuk u shpreh, duke na lënë të kuptojmë që efektet e prodhuara nga ky ligj ishin legjitime. Brenda javës së ardhshme, do të kemi një lajm të mirë për profesionistët e lirë. Brenda dhjetorit do të kthehen detyrimet”, tha Malaj.
Ministri foli edhe për nismën e Rivlerësimit të banesave, duke ritheksuar se do të jetësohet brenda vitit 2025.
“Për çështjen e Rivlerësimit, ministria e Financave e ka vlerësuar me seriozitet dhe i ka kërkuar qeverisë, që krahas të përcaktohen edhe çmimet e reja në bashkitë e tjera. Të dyja këto nisma të hidhen paralelisht në të njëjtën kohë. MF ka përmbyllur çmimet e referencës për 14 bashki. Në 2025-n presim t’i kemi përfunduar dhe më pastë vazhdojmë me konsultimin”, tha ministri.
Në fjalën e saj, Anke Weber, shefe e Misionit të FMN për Shqipërinë theksoi nevojën që ka Shqipëria për reforma të thelluara, në të mirë të ekonomisë së vendit. Ajo tha se qeveria duhet të fokusohet në rritjen e produktivitetit, “duke hequr barrierat si stimujt tatimorë që shtrembërojnë tregun”.
Weber përmendi si zhvillim me risk rritjen e shpejtë të kredisë në sektorin e pasurive të patundshme.
Përfaqësuesja e FMN-së tha se institucioni nuk ka ende një propozim për skemën e pensioneve të Shqipërisë, por përsëriti se duhet analizuar tendenca demografike e vendit. Weber kërkoi përshpejtim të skemës për tatimin e pronës.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike