Aplikacion
Dy makina janë përfshirë në aksident në lagjen 24 Maji në Vlorë.
Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Sikurse shihet edhe nga pamjet dëmet materiale janë të shumta.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që ndihmuan për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet, si dhe policia që është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
