Aplikacion
Së fundmi, Arjola Demiri ka treguar nëse ka dikë në jetën e saj. Teksa Donaldi e pyeti “a ke dikë në mëndje”, aktorja e njohur u përgjigj duke sqaruar se nuk është duke shijuar një histori romantike por lutet çdo ditë që në jetën e saj të ketë një mashkull që t’i falë asaj dashuri.
“Nuk kam asnjë në mëndje, ama lutem që të vijë një mashkull në jetën time. Por unë dua dikë që të insistojë për të shfaqur dashurinë e tij”.
Ndërkohë kujtojmë se më herët Arjola ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhtuar, veprim të cilin ajo u përpoq ta falë për 6 vite.
“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë. I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, rrëfeu aktorja e njohur.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë