zoom

Lajme

Luiz Ejlli tregon pse ai dhe Kiara ia vendosën emrin vajzës Luna Mari

Pak ditë më parë (30  prill), Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u bënë prindër të një vajze që e quajtën Luna Mari.

Arsyet e emrit i ka zbuluar vetë këngëtari në një lidhje “live” me fansat në Instagram.

Luizi ka shpjeguar se dy gjyshet e tyre quhen Mari dhe në nder të tyre tani vajza mban këtë emër.

“Luna Mari se është Shën Mëria në radhë të parë. Është gjyshja e Kiarës, e ka emrin Mari, por edhe gjyshja ime e ka emrin Mari. Kurse Luna i ka pëlqyer Kiarës gjithmonë si emër”, ka thënë ai. /ZOOM.AL/

 

 

Postime të lidhura