Aplikacion
Dinamo nuk fali duke triumfuar me shifrat 2-0 ndaj Orikut. Sukses i thellë i Skënderbeut ndaj Turbinës me shifrat 4-0, në një sfidë që u dominua nga korçarët.
Flamurtari bëri detyrën ndaj Burrelit, me fitoren 2-0, sakaq Tomori-Lushnja u mbyll 0-3.
Rezultatet:
BYLISI-VORA 2-2 (Kalon Bylis me penallti)
KORABI-BESA 2-2 (Kalon Korabi me penallti)
SKËNDERBEU-TURBINA 4-0
DINAMO CITY-ORIKU 2-0
FLAMURTARI-BURRELI 2-0
TOMORI-LUSHNJA 0-3
APOLONIA-LUZI 2008 2-1
Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e fazës tjetër. Partizani gjen Apoloninë, Tirana sfidon Korabin, ndërsa spikat Vllaznia-Flamurtari. Takim tjetër që pritet të dhurojë emocione është ai mes Laçit dhe Dinamos. Kukësi i 1001 problemeve do të masë forcat me Elbasanin. Erzeni dhe Bylis do synojnë që të shkojnë sa më larg, ndërsa Egnatia është favorite ndaj Lushnjës.
Për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Kupës së Shqipërisë ka mjaft skuadra pretendente. Se kush do ia dalë mbanë, na duhet të presim e të shohim.
TURI I TRETË:
Partizani-Apolonia
Tirana-Korabi
Egnatia-Lushnja
Vllaznia-Flamurtari
Laçi-Dinamo
Teuta-Skënderbeu
Kukësi-Elbasani
Erzeni-Bylis
/ZOOM.AL/