zoom

Aktualitet

Luftë kibernetike në Ballkan, brenda 24 orëve goditen tre vende

Ditën e sotme Shqipëria është vënë serish në qendër të sulmeve të hakerave, objekt i sulmit të radhës ka qenë sistemi TIMS.

Gjithashtu mediat kosovare raportojnë se ditën e sotme janë sulmuar edhe web-faqet e Policisë së Kosovës, sistemit prokurorial e gjyqësor.

Mbrëmjen e djeshme edhe Maqedonia e Veriut ka raportuar për një sulm kibernetik të ndodhur në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Agjencia e lajmeve REL ka raportuar se prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.

Kujtojmë që sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri ndodhi pa kaluar as 24 orë nga vendimi që morën SHBA të për sanksione ndaj Ministrisë Iraniane.