zoom

Bota

Luftë e Tretë Botërore?! Ministri rus: Shkatërruese, do përfshinte armët bërthamore

Një Luftë e Tretë Botërore, kjo është ajo çfarë ka kaluar në mendjen e gjithkujt kohët e fundit, lidhur me situatën në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka folur mëngjesin e kësaj të mërkure pikërisht për këtë, frikën më të madhe aktuale të njerëzimit.

Lavrov ka deklaruar se nëse do të ndodhte një Luftë e Tretë Botërore, ajo do të përfshinte armët bërthamore dhe do të ishte shkatërruese.

Më tej, kryediplomati rus është shprehur se Rusia, e cila sipas tij, nisi një operacion special ushtarak kundër Ukrainës javën e kaluar, do të përballej me një “rrezik real”, nëse Kievi do të përdorte armë bërthamore.