zoom

Bota

“Luftanije ruse, ik p*rdhu”! Ushtarët ukrainas që mbrojtën Ishullin e Gjarpërinjve janë gjallë?

Në një kohë kur ditën e premte u raportua se 13 ushtarë ukrainas u vranë, ndërsa mbronin ishullin Zmiinyi (Gjarpri) nga sulmet ruse, një tjetër teori po qarkullon në rrjet.

Disa informacione thonë se kjo njësi mund të jetë ende gjallë. Dyshimet kanë lindur pas një postimi në Facebook dje nga Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës.

“SBGSU dhe forcat e armatosura, si e gjithë Ukraina kanë marrë shpresë se të gjithë mbrojtësit e Zmiinyi janë gjallë,” u tha në postim.

Agjencia qeveritare thotë se është duke punuar për të identifikuar ushtarët, bazuar në informacionin për vendndodhjen e tyre të mundshme aktuale, shkruan BBC.

“Ne sinqerisht shpresojmë që djemtë të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur dhe informacionet e marra në momentin e sulmit për vdekjen nuk mund të konfirmohen ende”, u tha më tej në postim.

Kujtojmë se në një regjistrim zanor, teksa u bëhej thirrje për dorëzik, përgjigjja e ushtarëve ukrainas ishte:

”Luftanije ruse, shko p*irdhu”!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)