zoom

Bota

Lufta/ Raketa ruse godet Kramatorsk! Moska: Janë vrarë mbi 600 ushtarë ukrainas

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 321-të. Sulme të reja dhe shumë të ashpra janë raportuar në Soledar, pranë qytetit lindor të Bakhmut. Grupi mercenar rus Wagner pretendon se ka fituar kontrollin mbi qytetin Soledar në Ukrainën lindore, por Kievi thotë se ushtarët e tij po rezistojnë.

Mediat ruse transmetuan një deklaratë nga kreu i grupit Wagner, Yevgeniy Prigozhin, i cili tha se ukrainasit janë të rrethuar në qendër të qytetit. Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha më herët se “luftimet e ashpra po vazhdojnë”.

Raketa ruse ka goditur Kramatorsk gjatë natës duke goditur një makinë që përfundoi e djegur jashtë rrugës. Moska pretendon se ka vrarë mbi 600 ushtarë ukrainas në Kramatorsk, por Kievi e mohon këtë.

Ndërkohë SHBA po vlerëson dërgimin e mjeteve të blinduara Stryker, sipas portalit ‘Politico’.

Në përditësim…