Aplikacion
Ukraina vazhdon rezistencën e saj ndaj sulmit rus në ditën e 6 të pushtimit. Beteja është intesifikuar në Kiev, ndërsa ushtria ruse ka bombarduar antenat e televizionit publik, kul la të vdekur 5 persona. Sulmi ndodhi pranë një memoriali që përkujton viktimat e Babyn Yar, një nga masakrat më të mëdha të hebrenjve gjatë Holokaustit nazist.
Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Situatat Emergjente tha se sulmet ruse në kullën televizive të Kievit vranë pesë persona dhe lanë pesë të tjerë të plagosur. 2 prej tyre ishin duke vendosur lule pranë një memoriali në kujtim të holokausti, memorial në Kiev, Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një nënstacion elektrik që furnizonte kullën dhe një dhomë kontrolli në kullë u dëmtuan./ M.C/
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari