Aplikacion
Presidenti Putin është thuajse në muajin e dhjetë të luftimeve në Ukrainë dhe vendi i tij po lufton dhe me peshën e sanksioneve të huaja përveç armëve të ukrainasve, teksa javën e kaluar, ekonomia e vendit hyri zyrtarisht në recesion pas tkurrjes me 4.1% në tremujorin e dytë të këtij viti, e ndjekur nga një rënie prej 4% në tremujorin e tretë.
Qindra kompani të mëdha janë larguar nga vendi ose kanë refuzuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik atje pas pushtimit dhe nga ana tjetër eksportet e Rusisë janë goditur rëndë.
Shitjet e naftës dhe gazit fitimprurës, çmimet për të cilat u rritën me shpërthimin e luftës e kanë mbajtur vendin në këmbë këtë vit, por tani janë kryesisht nën embargo nga SHBA dhe BE me të ardhurat që pritet të tkurren në vitin 2023.
Ekonomia e Rusisë tani pritet të bjerë me 4.6% gjatë vitit, sipas Consensus Economics, duke shënuar recesionin e saj të dytë në tre vjet.