zoom

Aktualitet

Lolita publikon bisedat e Artan Hoxhës me Suel Çelën

SPAK goditi grupin kriminal të Suel Çelës, një organizatë me bazë në Elbasan për trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine dhe shpërndarjen e saj në vende të Bashkimit Evropian.

Suel Çela, thotë SPAK, ka synuar të manipulojë perceptimin publik për të inkriminuar rivalët e grupit Çopja, duke i paraqitur ata si të paprekshëm, me lidhje të mundshme me politikën. Për realizimin e këtij skenari, SPAK thotë se janë përdorur 2 gazetarët, ndaj të cilëve u caktua masa “detyrim paraqitje”, Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Një pjesë e hetimeve të SPAK janë publikuar nga faqja Lolita, e cila ka zbardhur mesazhet mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës, i cili ndryshe njihet me emrin Marjus Lulaj.

Dosja:

Në orën 23:48 të datës 12 shkurt, Marjus Lulaj ka komunikuar me shtetasin Klaus Matishi, të cilit i dërgon bisedën me gazetarin Artan Hoxha:

Marjus Lulaj: Hallall, hahahahaha, t’q*fsh robt, i dogji ordinerat e vërtetë.

Artan Hoxha: Hahahahahah, përshëndetje. As Batoni s’e shpëtonte dot.

Marjus Lulaj: Përshëndetje zotni, mos ta haj k***, nga ata k*rva ordinerë ka rënë ajo perandori tashmë.

Artan Hoxha: Duke dashur të shpëtojë Ramën, ja futi vetes. Na solli edhe ato fotot e tjera, ku duket qartë që Rama është vetëm dhe ai ka edhe nipin aty, djali i motrës, çfarë është ai aty.

Marjus Lulaj: Ai është fakt. Edhe faktin do e mohojnë tani ja q*fsha robt.

Artan Hoxha: Jo, jo, i djeg fakti që tani do t’i shkojnë deri në fund prej asaj fotoje, ndryshe i mbetet përgjegjësia të gjatit.

Marjua Lulaj: Ja nguli edhe Klodi ta mbajti anën ty. Po pra, e kuptoj qartë, ai është ambasador për intriga, prandaj edhe i dogji në palcë.

Artan Hoxha: Dukej që Fevzo ishte në siklet, prandaj vazhdoi duke e mbrojtur, por ia futi më keq.

Marjus Lulaj: Mora vesh që nesër do jetë Rama me juve?

Artan Hoxha: Po, po, më tha që dje Fevzo, por duhet t’i bëjmë një skemë legenit të nesërmen e fotos në Opinion. Herën e parë ata të Ardit kanë marrë në telefon edhe te Report TV se kujtonin që isha aty dhe te ABC dhe kanë kërcënuar keq po u vazhdua kjo histori.

Marjus Lulaj: Mendova t’i thuash Ramës mua më vijnë ankesa nga familjarë të vrarë në qytetin e Elbasanit. Janë nëna e Ilirjan Rexhepit bashkë me të vëllain Dodën, familja Gentian Beqirit, familja Fadil Memës dhe më ankohen mua se nuk kanë besim te shteti. Po ikin njerëzit në Kanada prej asaj familjes Çapja.

Artan Hoxha: Por ata të Report TV ngaqë kam ikur unë e kishin fshirë si mesazh dhe s’i telefononte se e kanë me sekretari, ndërsa tek ABC ishin trembur edhe redaktores i kishte rënë telefoni nga dora dhe nuk kishte regjistruar dot asgjë.

Marjus Lulaj: O nga ata rron 1000 vjet ti po t’i kapësh ndonjë përgjim kur bëjnë presion.

*Shënim: Zoom.al nuk ka mundur t’i verifikojë nëse bisedat janë autentike.