zoom

Të gjitha

“Loja me tre vajza nuk është e bukur…”/ Donald Veshaj ironizon Bora Zemanin ?!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj vazhdojnë të mbeten kryefjala e të gjithë mediave. Programi i binjakëve Veshaj “Më lër të flas” është komentuar shumë nga publiku në lidhje me skeçet dhe thumbimet që kanë bërë në lidhje me situatat dhe deklaratat e forta nga personazhe të ndryshme.

Mirëpo Donaldi ka bërë një skeç me të ftuarin e tij Capital T.  Ai e ka vendosur këngëtarin në studion e ‘Për’puthen’ ku aktori i humorit sillet si moderatorja ndërsa Romeo si opinionisti Arian Konomi.

Këngëtarit i shkojnë disa vajza duke e puthur dhe ajo çka u vu re ishin komentet e Donaldit i cili përsëriste disa herë:  “Loja me tre vajza nuk është asnjëherë e bukur”-

Mos vallë aktori i humorit në skeçin e tij ka ironizuar haptazi partneren e tij?

Për të gjithë ata që nuk e dinë ose nuk e mbajnë mend, disa muaj më parë gjatë programit të dashurisë, ndodhi një situatë e pakëndshme mes Mikelës, Ritvanës dhe Erionit. Gjatë përballjes së tyre në studio ajo që u vu re dhe u komentua nga të gjithë ishte komenti i moderatores, Bora Zemani në lidhje me qëndrimin e Erionit mes dy vajzave.

“Ishte ky një sqarim pas gjithë fjalëve që Ritvana hodhi pak më parë, sigurisht që Mikela dyshon por i takon Erjonit të vërtetojë të kundërtën. Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë për këtë që thua, të paktën si femër e shpresoj shumë këtë sepse loja me dy vajza nuk është asnjeherë e bukur dhe unë mendoj që djali do dali i humbur në fund dhe nuk do ketë asnjërën”- tha ajo në atë kohë.

Pas fjalëve të Borës pati dhe shumë duartrokitje nga studio, pasi duket se reagimi i saj më shumë se kishte të bënte me situatën në Për’puthen, i referohej jetës dhe situatave të saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosaj./L.K

/Zoom.al